Sport

Superliga: “JP Morgan” josh edhe Napolin, De Laurentiis po mendohet

“Bossi” i klubit të kaltër ka qenë gjithmonë në favor të rinovimit të politikës së futbollit dhe me gjasa mund ta pranojë ftesën…
Featured image of article: Superliga: “JP Morgan” josh edhe Napolin, De Laurentiis po mendohet

ITALI – Përballja e “nxehtë” mes klubeve themeluese të Superligës së Europës dhe UEFA-s me kalimin e orëve po prodhon zhvillime të reja në këtë front. Në listën e skuadrave që kanë nënshkruar themelimin e këtij kompeticioni janë tri italiane, Juventusi, Milani dhe Interi, por mund të bëhen katër.

Sipas “Corriere dello Sport”, gjatë natës, “JP Morgan”, banka e financimit të Superligës mësohet se ka kontaktuar me Napolin, me ftesën për t’iu bashkuar këtij projekti. Presidenti Aurelio De Laurentiis po mendon mbi propozimin.

Gjatë këtyre orëve nuk ka pasur asnjë koment zyrtar, madje as nga Napoli, por “bossi” i klubit të kaltër ka qenë gjithmonë në favor të rinovimit të politikës së futbollit dhe kjo është arsyeja pse ai po mendohet për t’i kthyer përgjigjen më të mirë Superligës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbi kontaktet e “JP Morgan” me Napolin dha disa indicie presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, gjatë intervistës me “El Chiringuito”: “Në Superligë, të gjithë do të kishin shansin e tyre. Edhe Napoli dhe Roma, për shembull: nëse jo tani, vitin e ardhshëm”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment