
SPANJE – Barcelona luan sonte gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës. Real Sociedad është kundërshtari i katalanasve, në takimin që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Kordoba. Ky është edicioni i dytë, në të cilin ky trofe, luhet në një format midis katër finalistëve. Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë: Real Madrid-Atletiko Bilbao.
E para, e cila u zhvillua në Arabinë Saudite, ka një kujtim të trishtuar për katalanasit. Humbja kundër Atlétiko Madrid, e cila u luajt më 9 janar të vitit të kaluar, dënoi trajnerin Ernesto Valverde, edhe pse shkarkimi i tij nga stoli i Barça u konfirmua disa ditë më vonë. Sot është plot një vit nga shkarkimi i tij.
Barcelona me 13 trofe është skuadra me më tepër Superkupa të Spanjës, dy më shumë se Real Madrid. Dështimi në gjysmëfinalen e parë të vitit të kaluar kundër Atlétikos, largoi Ernesto Valverde nga stoli i Barçës, jo për vetëm për shkak të humbjes, por një seri ndeshjesh të dobëta, që kishin dëmtuar imazhin e ekipit “blaugrana”.
Kështu, vetëm një ditë pas humbjes në gjysmëfinalen e parë të Superkupës, drejtori sportive Erik Abidal dhe drejtori i përgjithshëm Oskar Grau, u takuan me Ksavin në Doha dhe i propozuan të merrte detyrën e trajnerit të Barcelonës. Mesfushori i shquar nuk e pranoi ofertën. Atëherë drejtuesit katalanë vazhduan të kërkonin alternative të tjera, me profile shumë të larmishme, derisa Kike Setien pranoi sfidën për të trajnuar në “Camp Nou”…
B.T (Dosja.al)