Bota

Superkumpjuteri i dytë më i mirë në botë analizon koronavirusin, shtohen shpresat për kurim

Kompjuteri me vendodhje në Oak Ridge National Lab në SHBA, ka analizuar 40.000 gjene nga 17.000 monstra në fillim të verës me  qëllim që të kuptonte vazhdimësin e virusit.
Featured image of article: Superkumpjuteri i dytë më i mirë në botë analizon koronavirusin, shtohen shpresat për kurim Superkomjuteri Summit

SHBA- Superkompjuteri i dytë më i shpejtë në botë, Summit ka studiuar pacientët e infektuar me Covid-19. Kompjuteri me vendodhje në Oak Ridge National Lab në SHBA, ka analizuar 40.000 gjene nga 17.000 monstra në fillim të verës me  qëllim që të kuptonte vazhdimsinë e virusit, shprehet eksperti Al Thomas Smith për platëformën Medium.

Si pasojë se makineria është kompiuteri i dytë me i mirë në botë, ai analizoi 2.5 miliard kombinime gjenetike për dy javë. Rezultatet treguan se “Bradikinin”, e cila është një përbërje kimike natyrore që rregullon presionin e gjakut, ka shpjeguar shumë aspekte të Covid-19, si edhe disa nga simptomat e tij.

Sipas Summit zbulimet shpjegojnë se virusi shkakton probleme vaskulare në pacientë të caktuar nga goditjet në inflamacion të lëkurës ose gishtërinjve, duke hapur kështu rrugën për terapi të rejqa për të trajtuar simptomat e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkencëtarët thonë se “Bradikinin” që shkakton rrjellje të presionit të gjakut mund të jetë faji për simptomat vdekjeprurëse të Covid-19. Studiuesit sygjerojnë se përpjektet për të gjetur trajtimin e simptomave duhet që të ndalohen stuhit e “Bradikinin”.

 “Eksperimentet e mëtejshme identifikuan disa ilaçe ekzistuese medicinale që kanë potencialin të ri-synohen për të trajtuar stuhinë e Bradikinin”, shprehen studiuesit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment