Sport

Superiorja, miqësore në vend të kampionatit

Skuadrat e Superiores, por edhe ato të Kategorisë së Parë, mungesën e kampionateve po e mbushin me miqësore, për të ruajtur përgatitjet dhe mbajtur në tonus skuadrat
Featured image of article: Superiorja, miqësore në vend të kampionatit
Përditësuar:

Ndërsa këtë javë pritej të luheshin ndeshjet e javës së 6-të, bojkoti i Ligës Profesioniste, edhe këtë fundjavë do të vazhdojë. Skuadrat e kategorisë Superiore, por edhe ato të Kategorisë së Parë, këtë boshllëk janë përpjekur ta mbushin me takime miqësore për të ruajtur përgatitjet dhe mbajtur në tonus skuadrat. Këtë të shtunë, u zhvilluan tri takime miqësore.

Në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, skuadra krutane e Kastriotit u përball me fierakët e Apolonisë, takim ky që përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht ishin fierakët ata që kaluan në epërsi në minutën e 23-të, rezultat që u barazua pas 7 minutash nga Da Silva.

Në stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë e Tiranës u ndeshën me skuadrën e Besës së Kavajës që luan në Kategorinë e Parë. Kryeqytetasit arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0, ku autor i golit të fitores ishte sulmuesi ganez Danso, i sapo ardhur në radhët e bardhebluve të Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, skuadra verilindore e Kukësit preferoi një ndeshje brenda shtëpisë, me skuadrën U-21 që do të drejtohet nga Rahman Hallaçi. Të përzgjedhurit e trajnerit Skënder Gega patën epërsi dhe fituan me rezultatin 4-0.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment