Sport

Super League po shkon drejt dështimit! Florentino Perez lë pa gjumë drejtuesit e klubeve: Mbledhje e jashtëzakonshme në mesnatë

Mesnatën e sotme është parashikuar një mbledhje e jashtëzakonshme mes përfaqësuesve të 12 klubeve themelues të Superligës europiane.
Featured image of article: Super League po shkon drejt dështimit! Florentino Perez lë pa gjumë drejtuesit e klubeve: Mbledhje e jashtëzakonshme në mesnatë Florentino Perez

EUROPË– Superliga Europiane rrezikon shkrirjen ende pa marrë formë krijimi i plotë i saj. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 4 prej 12 klubeve themeluese janë tërhequr dhe nuk do të marrin pjesë në eventin madhor që pritej të niste në muajin gusht.

Chelsea ka qenë klubi i parë që ka vendosur të braktisë këtë projekt prestigjoz. The Sun ka publikuar lajmin se edhe Manchester City ka vendosur të braktisë Superligën Europiane, ndërkohë që në mediat angleze po flitet edhe për tërheqjen e dy klubeve të La Ligas Barcelonës dhe Atleticos së Madridit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një situatë e tillë ka bërë që Florentino Perez mesnatën e sotme të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme mes përfaqësuesve të 12 klubeve themelues të Superligës europiane.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment