Sport

Super League ngre “flamurin e bardhë” por nuk dorëzohet! Ja komunikata e fundit: Do të rimodelojmë projektin

Projekti i kërkuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli u shkatërrua pasi krijoi polemika në të gjithë botën
Featured image of article: Super League ngre “flamurin e bardhë” por nuk dorëzohet! Ja komunikata e fundit: Do të rimodelojmë projektin Super League

EUROPË-Super League lindi dhe vdiq në vetëm 48 orë. Projekti i kërkuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli u shkatërrua pasi krijoi polemika në të gjithë botën. Super League duhej të ngrinte flamurin e bardhë pas braktisjes së ekipeve angleze në një mbrëmje të trazuar:

“Ne jemi të detyruar të punojmë për të rimodeluar projektin”. Sidoqoftë, qëllimi është të riformulojmë formatin: “Ne po propozojmë një kampionat të ri Evropian sepse sistemi aktual nuk funksionon”.

Në komunikatën e Superligës thuhet gjithashtu se aktorët e futbollit do të siguronin pagesa të përmirësuara të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit. Gjashtë klubet angleze Manchester City, Chelsea, United Arsenal, Liverpool dhe Tottenham kanë hequr dorë nga kjo ide.  Në Spanjë, Barcelona do të bëjë që anëtarët të vendosin, ndërsa Atletico Madrid ka vendosur të largohet.

KOMUNIKATA E PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Superliga Europës është e bindur që “status quo”-ja aktuale e futbollit Evropian duhet të ndryshojë. Ne propozojmë një garë të re europiane, sepse sistemi ekzistues nuk funksionon. Propozimi ynë synon t’i japë mundësi sportit që të evoluojë, duke gjeneruar burime të ardhurash dhe stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, gjithashtu duke ndihmuar në kapërcimin e vështirësive financiare me të cilat përballet i gjithë komuniteti i futbollit si rezultat i pandemisë.

Ajo gjithashtu do të siguronte pagesa të përmirësuara të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit. Pavarësisht largimit të njoftuar të klubeve angleze, të detyruara të marrin vendime të tilla për shkak të presionit të ushtruar mbi to, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret evropiane siç demonstrohet sot nga një vendim gjykate për të mbrojtur Superligën nga palët e treta. Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne do të rishikojmë hapat më të përshtatshëm për të rimodeluar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’u ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme, duke përmirësuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit.”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment