Sport

Super League, efekt pozitiv në tregun e aksioneve: bursa e Juventusit fluturon në 8.54%

Këtë mëngjes, në fakt, lajmi pati një efekt pozitiv edhe në tregun e aksioneve. Juve, në mesin e 12 klubeve themeluese evropiane të Super League, ka një rritje në bursë me 8.54% në 0.83 €
Featured image of article: Super League, efekt pozitiv në tregun e aksioneve: bursa e Juventusit fluturon në 8.54%

ITALI-E hëna vjen me një lajm “bombë”, që i paraprin mbledhjes së Komitetit Ezekutiv të UEFA-s, ku do të vendoset për ndryshimet në formatin e kompeticioneve europiane. 12 klubet të mëdha në Kontinent kanë themeluar brenda natës Superligën e Europës, pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s, FIFA-s dhe ligave kombëtare.

Lindja e Super League-s ka tronditur botën e futbollit, dhe më gjerë. Këtë mëngjes, në fakt, lajmi pati një efekt pozitiv edhe në tregun e aksioneve. Juve, në mesin e 12 klubeve themeluese evropiane të Super League, ka një rritje në bursë me 8.54% në 0.83 €. Tani për tani nuk ka efekt domino në aksionet e tjera të listuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment