Sport

Super League duhet të mendojë një tjetër skuadër, klubi italian refuzon ftesën: Disa gjëra janë më të rëndësishme se…

Klubi i Romës ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me përfaqësimin e Super League-s.
Featured image of article: Super League duhet të mendojë një tjetër skuadër, klubi italian refuzon ftesën: Disa gjëra janë më të rëndësishme se… Super League

ITALI– Klubi i Romës ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me përfaqësimin e Super League-s. Kompeticioni i ri po krijon një zhurmë të fortë mediatike dhe sheh gjithashtu tre gjigandët italianë, Juventus,Inter dhe Milan të bëhen pjesë e Super League-s. Klubi verdhekuq shpjegon se nuk do të marrë pjesë edhe në rast se i vjen ftesa.

“I bëjmë të ditur tifozëve se nuk mund të jemi në një  Super League  përçarëse. Roma është kundër këtij modeli, sepse ai kundërshton plotësisht frymën e lojës që të gjithë duam. Disa gjëra janë më të rëndësishme se paratë dhe ne mbetemi absolutisht të përkushtuar ndaj futbollit italian dhe garave evropiane”.

Klubi verdhekuq përfundon komunikatën me këtë shënim.  “Tifozët dhe futbolli janë në zemrën tonë dhe kjo nuk duhet të harrohet kurrë”.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by AS Roma (@officialasroma)

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment