Sport

Super Atletico kthehet në përbindësh kundër Liverpool-it

Super ndeshje nga bardhekuqtë e Simeones
Featured image of article: Super Atletico kthehet në përbindësh kundër Liverpool-it Foto nga ndeshja ne Madrid

Atletico Madrid tregoi edhe njëherë se transformohet në mbrëmjet e mëdha dhe mbetet një nga skuadrat më të vështira në planet për t’u mundur. Djemtë e Diego Simeones fituan përballë Liverpool, skuadrës më të fortë në botë.

Sfida e parë për një vend në çerekfinalet e Champions League u zgjidh shumë shpejt. Saul Niguez shënoi në minutën e katërt dhe në “Wanda Metropolitana” nisi festa. Kampionët në fuqi nisën ofensivën, por Atletico rrezikoi me Moratën.

Spanjolli u ndal nga Allison, teksa Momo Salah humbi një rast të pastër në minutën e 35-të. Pjesa e dytë nisi nën dominimin e “The Reds” dhe mbrojtjen e fortë të vendasve. Salah dështoi sërish të shënonte në minutën e 53-të, teksa në fund tentoi edhe kapiteni Henderson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund 1-0 për “Colchoneros”, që arritën rezultatin që dëshironin. Liverpool duhet të bëjë diçka më shumë për të rikthyer rezultatin dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. Takimi i kthimit luhet në “Anfield” me datë 11 mars, aty ku pritet të zhvillohet një përballje tepër e fortë dhe spektakolare.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment