Sport

Sulmuesi brazilian i jep “lamtumirën” Barcelonës, do të operohet përsëri

Philippe Coutinho ndodhet në Brazil për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike në meniskun e gjurit të majtë, çka do të thotë që sulmuesi i ka thënë lamtumirë sezonin
Featured image of article: Sulmuesi brazilian i jep “lamtumirën” Barcelonës, do të operohet përsëri

SPANJE – Klima në kampin katalan, pas fitores “in extremis” ndaj Valladolidit, është prishur disi. Trajneri Ronald Kouman ka marrë lajmin se ai nuk do ta ketë të gatshëm deri në përfundim të sezonit sulmuesin Philippe Coutinho, i cili pas kthimit nga Munich në Barcelonë, ka qenë një lojtar pa “peshë” për skuadrën “blaugrana”.

Braziliani 28-vjeçar ka pësuar dëmtime të shpeshta. Kësisoj blerja më e shtrenjtë e Barcelonës është konsideruar si dështim në “Camp Nou”, ndërkohë që në tre muajt e fundit nuk ka mundur të luajë qoftë edhe një ndeshje. Tani “El Mundo Deportivo” raporton se lojtari ndodhet në Brazil për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike në meniskun e gjurit të majtë, çka do të thotë që sulmuesi i ka thënë lamtumirë sezonin.

Sulmuesi brazilian Philippe Coutinho, i cili është operua edhe më parë gjatë këtij sezoni, po për këtë dëmtim (sapo u kthye nga Bayern Munich) në edicionin 2020/2021 ka luajtur vetëm në 10 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment