
KOSOVË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku një 17-vjeçar është goditur me thikë brenda një urbani.
Sipas mediave të Kosovës, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në raportin e policisë thuhet që ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën Agim Ramadani.
Ndërkohë, sipas informacioneve të para 17-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe më pas është dërguar për trajtim në spital. Sakaq ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, polica është duke kryer hetimet për zbardhjen e plotë saj.
(k.a/dosja.al)