Bota

Sulmohet kibernetikisht Agjencia Evropiane e Aprovimit të vaksinës anti-Covid

Lajmin e ka bërë të ditur vetë agjencia "EMA" në një njoftim në faqën e saj kryesore të saj
Featured image of article: Sulmohet kibernetikisht Agjencia Evropiane e Aprovimit të vaksinës anti-Covid EMA

EVROPË- Agjencia Evropiane e Aprovimit të Vaksinave anti-Covid është bërë preh e një sulmi kibernetik ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë agjencia “EMA” në një njoftim në faqën e saj kryesore të saj. EMA nuk ka bërë të ditur nëse sulmi kibernetik është ndalur apo se kush janë autorët e ngjarjes. Më tej në njoftimin e saj agjencia ka shkuar se kanë nisur një hetim të përgjithshëm në lidhje me sulmin që ka ndodhur.

 “EMA është bërë objekt i një sulmi kibernetik. Agjencia ka nisur shpejt hetimet për çështjen në bashkëpunim me autoritetet e ligjit dhe agjenci të tjera. Për momentin nuk mund të japim detaje të tjera teksa një hetim i gjerë ka nisur në bashkëpunim me agjencitë e ligjit dhe organe të tjera kompetente”, shkruhet në njoftimin që ata kanë bërë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulmi kibernetik ndaj EMA-së ka ardhur në një kohë kur kompanitë farmaceutike po dorëzojnë analizat e tyre për vaksinat anti-Covid. Disa nga kompanitë që kanë dorëzuar informacionet e tyre në lidhje me vaksinën anti-Covid janë Moderna, Pfizer/BioNTech AstraZenca dhe Johnson and Johnson.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment