Rajoni

Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari shqiptar largon familjen nga frika

Mediat serbe, thonë se sulmi ka ndodhur në furrën “Banat-Çolaku“, ndërkohë mësohet se pronari i furrës me emrin Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij nga vendi ku jetonin deri në momentin e sulmit.
Featured image of article: Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari shqiptar largon familjen nga frika Furra “Çollaku”

SERBI– Mbrëmjen e ditës së djeshme është sulmuar furra e një shqiptari në Bella Cërkvë, Vojvodinë.

Mediat serbe, thonë se sulmi ka ndodhur në furrën “Banat-Çolaku“, ndërkohë mësohet se pronari i furrës me emrin Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij nga vendi ku jetonin deri në momentin e sulmit.

Furra

Mediat serbe kanë raportuar se në kohën e sulmit, në furrë ishte pronari në brendësi të objektit, ku bashkë me të punësuarit po përgatisnin bukën për shitje. Autori i sulmit theu vitrinën e dyqanit, por u kap nga kamerat e sigurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Furra

Sipas punonjësve të furrës, policia shkoi vendin e ngjarjes. Ndërkohë sipas asaj që kanë araportuar mediat vendasit ishin tmerruar nga sulmi, duke shtuar se pronari i furrës ishte një njeri i ndershëm dhe i besueshëm pasi ata vazhdimisht blinin bukë aty dhe asnjëhër nuk kishte ndodhur një gjë e tillë.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment