Politike

Sulmi tek zyrat e FRD-së/ Lëvizja Vetëvendosje: Rama do të prodhojë çdo ditë nga një skandal anësor, që të largojë vëmendjen e premtimeve të papërmbushura

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i VV-së, Boiken Abazi teksa ka renditur disa ngjarje me FRD e cila bëri koalicion mePD-në me 3 mars, shkruan se FRD është një parti që duhet mbrojtur.
Featured image of article: Sulmi tek zyrat e FRD-së/ Lëvizja Vetëvendosje: Rama do të prodhojë çdo ditë nga një skandal anësor, që të largojë vëmendjen e premtimeve të papërmbushura Boiken Abazi

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me sulmin që u bë ditën e sotme, në zyrat e FRD-së, ku dhe Presidenti Meta pati përplasje me policinë bashkiake.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i VV-së, Boiken Abazi teksa ka renditur disa ngjarje me FRD e cila bëri koalicion mePD-në me 3 mars, shkruan se FRD është një parti që duhet mbrojtur. Ndër të tjera, ai ka thënë se Rama do të prodhojë çdo ditë nga një skandal anësor, që të mos lejojë vëmendjen për skandalin e shëndetesisë dhe mospërmbushjen e premtimeve nga fushatat e kaluara.

POSTIMI I PLOTË

Mbi ngjarjet e sotme në selinë e partisë “Fryma e Re Demokratike” në Tiranë:

Më 24 shkurt FRD bëri koalicion me Partinë Demokratike.

Më 3 mars Bashkia e Tiranës çoi shkresën pa firmë e vulë për lirimin e ambientit të selisë së FRD. Bashkia e Tiranës u kujtua ta çonte këtë shkresë pasi FRD nuk ishte më e përdorshme për Partinë Socialiste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama do të prodhojë çdo ditë nga një skandal anësor, që të mos lejojë vëmendjen për skandalin e shëndetesisë dhe mospërmbushjen e premtimeve nga fushatat e kaluara.

Veliaj synon realizimin e projektit për kullat me Fushën, dhe përfiton nga koha parazgjedhore dhe Covid-i për të shmangur reagimin qytetar ndaj kullizimit të qendrës së kryeqytetit.

Demokracia ështe lënë në plan të fundit, dhe qeveria e bashkia po e shkelin pa teklif. Dalja e FRD-së prej ombrellës së PS, e bëri atë menjëherë të sakrifikueshme. Kur je me PS mbrohesh dhe përfiton trajtim më të butë, kushdoqofsh. Kur je jashtë, më të ashpër.

Nuk shtrohet pyetja a është FRD një parti që duhet mbrojtur. Çështja duhet trajtuar e mbrojtur në parim, në mënyrë që të kundërshtohet një regjim që vepron me arbitraritet të kulluar ndaj çdokujt që i cenon jetëgjatësinë. 

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment