Sport

Sulmi në zemër i kushton karrierën Iker Casillas, spanjolli vendos për të ardhmen

Spanjolli, Casillas ka vendosur të tërhiqet nga fusha e blertë, pas sulmit në zemër që pësoi pak ditë më parë.
Featured image of article: Sulmi në zemër i kushton karrierën Iker Casillas, spanjolli vendos për të ardhmen Ish-portieri Realit të Madridit, Iker Casillas

SPANJË- Ish-portieri Realit të Madridit, Iker Casillas pak ditë më parë pësoi një sulm në zemër, ndërsa momentalisht gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë arsye spanjolli ka vendosur të tërhiqet nga fusha e blertë, duke i dhënë fund karrierës së tij disa vjeçare. E përditëshmja sportive portugeze “O’Jogo” zbulon se këtë vendim portieri do ta njoftojë në ditët në vijim në një konferencë për mediet.

Por Iker Casillas nuk ka ndërmend të largohet nga Portugalia. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat vendase, portieri spanjoll më fitues në histori ka vendosur bashkë me drejtuesit e Portos se imazhi dhe eksperienca e tij ndërkombëtare do të ishte një vlerë e shtuar në një rol drejtues.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment