Politike

“Provokim i panevojshëm nga Bashkia Tiranë”/ ISP: Zyrat i takojnë FRD-së, ka fituar mesatarisht 1,01% të votave, është korrekte me kërkesat e ligjit 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, nisur nga sulmi që ndodhi në zyrat e FRD-së, thotë se kjo e fundit, ka marrë pjesë në dy zgjedhje dhe ka fituar mesatarisht 1,01% të votave, pra kjo seli i takon kësaj partie dhe se është korrekte me kërkesën e ligjit. 
Featured image of article: “Provokim i panevojshëm nga Bashkia Tiranë”/ ISP: Zyrat i takojnë FRD-së, ka fituar mesatarisht 1,01% të votave, është korrekte me kërkesat e ligjit  Momentet e perplasjes

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, thotë se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti apo 1% te votave kombetare, në tre zgjedhje parlamentare.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, nisur nga sulmi që ndodhi në zyrat e FRD-së, thotë se kjo e fundit, ka marrë pjesë në dy zgjedhje dhe ka fituar mesatarisht 1,01% të votave, pra këto zyra i takojnë kësaj partie dhe se është korrekte me kërkesën e ligjit.

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Incident e provokim i panevojshem nga Bashkia Tirane, i evitueshem dhe nje shembull tipik i abuzimit në emër në prag te fushatës elektorale. Eshte nje rast i rende ne aspektin e klimes zgjedhore, per shkak se opozita politike dhe Presidenti i Republikes u perfshi ne te, ashtu si edhe Policia Bashkiake dhe vete Bashkia. Per kete arsye meriton hetim nga organet e zbatimit te ligjit. Ligji mbi partite politike u jep partive te drejten te kete seli shteterore nese marrin mandat deputeti apo 1% te votave kombetare ne tri zgjedhje parlamentare. FRD eshte krijuar me 2013, dhe ka marre pjese ne dy zgjedhje parlamentare ku ka fituar mesatarisht 1,01% te votave, pra eshte korrekt me kerkesen e ligjit. Nese te dhenat krahasohen ne 4 procese (dy parlamentare dhe dy lokale), perqindja mesatare eshte 1.26%, pra edhe ne kete rast, mbi 1% qe kerkon ligji. Edhe nese llogariten 3 zgjedhjet e fundit, 2015, 2017, 2019, perseri mesatarja shkon 1.12%, pra brenda percaktimeve ligjore. Keto te dhena i ka bashkia dhe gjenden ne faqen zyrtare te KQZ, pra jane lehtesisht te evitueshme.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment