Aktualitet

Zjarri në KZAZ-në e Vaut të Dejës, në pranga vëllai i kryetarit të Bashkisë dhe nënkryetari, rrezikojnë deri në 15 vite burg (EMRAT)

Për djegien e KZAZ nr.6 në Bushat nga policia janë arrestua deri më tani 15 persona. Mes tyre nënkryetari i Bashkisë Admir Hasnegaj,vëllai i kryetarit të bashkisë Alfred Hila dhe punonjës të kësaj bashkie. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe djali i kryetarit të Bashkisë, Zef Hilës.
Featured image of article: Zjarri në KZAZ-në e Vaut të Dejës, në pranga vëllai i kryetarit të Bashkisë dhe nënkryetari, rrezikojnë deri në 15 vite burg (EMRAT) Foto nga vendngjarja

TIRANË- 15 të arrestuar pas tensioneve në KZAZ-në nr.6 në Bushat të Shkodrës.  Nën kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, djali i kryetarit,vëllai i Zef Hilës,  punonjës së bashkisë, simpatizantë të PD në pranga, ky është bilanci nga sulmi mbi KZAZ-në në Bushat që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Ka qenë Policia e Shtetit në një deklaratë zyrtare që ka bërë me dije se  të arrestuar për sulmin kanë mbetur disa punonjës të Bashkisë Vau i Dejës duke përfshirë dhe nënkryetarin. Po ashtu në pranga kanë përfunduar dhe simpantizantë të PD. Më tej shtohet se në kërkim është shpallur dhe djali i kryetarit të Bashkisë, Edion Hila.

Ka qenë zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, që ka lexuar këtë deklaratë duke thënë se të arrestuarti, të shpallurit në kërkim dhe të proceduarit kanë sulmuar me sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-së. “Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ”, u shpreh Hajnaj.

Në bazë të Kodit Penal dhe veprave që akuzohen këta persona dënimi i tyre dënimi i tyre do të jetë shumë i lartë. Hajnaj tha se për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, dënimi është nga gjobë, 6 muaj e deri në 15 vite burgim.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër.  Ndër ta, funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë.  Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat.

Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.  Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ.

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht:

Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës

Lin  Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë

Tom  Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë

Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti

Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë

Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,

Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin PistullIzet

Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,

Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,

Jetmir  Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mark Rrethatori 26  vjeç,

Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:

Kastriot  Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,

Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,

Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,

Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:

Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel

Donard  Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.

Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgush

Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë

Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë

Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë

Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë

Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.

Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe diegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, denimi nga 5 deri në 15 vjet.  Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal.

Mbrëmjen e djeshme pati tensione në Bushat të Shkodrës Mbështetësit e PD sulmuan me molotv KZAZ-në numër 6 në Bushat e cila është ngritur në palestrën e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, ku u plagosën edhe 3 policë. Të plagosurit janë Lekë Dodaj, Gëzim Demaj dhe Mark Babani. Nga policia u arrestuar 14 persona, nën-kryetari dhe punonjës të bashkisë së Vaut të Dejës. Ndërsa kreu i PSD-së, Tom Doshi shkoi në Bushat për të qetësuar gjakrat. Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se materialet zgjedhore do të zëvendësohet dhe se përgjegjësit do të dalin para ligjit.

(J.V/A.B. Dosja.al)

  • 12:26

    LAJM I FUNDIT/ Tensionet në Bushat, arrestohet vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës

    Për tensionet e djeshme në Bushat të Shkodrës, është arrestuar edhe një tjetër person dhe numri ka shkuar në 15 të arrestuar.  Në prangat e policisë ka rënë Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës.

    Njoftimi i policisë:

    Shkon në 15 numri i të arrestuarve për sulmin ndaj KZAZ dhe punonjësve të policisë.

    Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës në këto momente është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

    – Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës.

    Kapja dhe ndalimi I tij u bë pasi më datë 27.06.2019, rreth orës 20:00, së bashku me shtetas të tjerë kanë sulmuar KZAZ duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë, ku për pasojë janë djegur materialet zgjedhore, si dhe janë dëmtuar tre punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës të planifikuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

    Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

    Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe djegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga nenet 151/2, 236/2 dhe 326/a të Kodit Penal.

Shto Koment