Politike

Sulmi ndaj banesës së Borchardt, Shkëlzen Berisha: Diplomatët do të duhej të mbronin fjalën e lirë

Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzeni shkruan se diplomatët do të duhej që të mbronin fjalën dhe votën e lirë në fakt mbështesin sipas tij kryeministrin Edi Rama.
Featured image of article: Sulmi ndaj banesës së Borchardt, Shkëlzen Berisha: Diplomatët do të duhej të mbronin fjalën e lirë Shkëlzen Berisha

TIRANË– Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzeni ka komentuar “sulmin” ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bernt Borchardt. 

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se diplomatët do të duhej që të mbronin fjalën dhe votën e lirë në fakt mbështesin sipas tij kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka krahasuar me presidentin rus Vladimir Putin. 

“Diplomatë që do duhej të mbronin fjalën dhe votën e lirë, promovojnë “Putinizmin” duke nxitur arrestimin e atyre që “guxojne” t’i “SULMOJNË” me parulla,“-shkruan Berisha. 

Postimi i plotë:

Pas protestës së katërt kombëtare që u zhvilluar nga opozita më 11 maj, gjatë së cilës ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit u hodhën edhe bomba molotov, ndërkombëtarët reaguan ashpër. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt tha se organizatorët e protestës duhet të mbanin përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Ditën e djeshme, në polici u shoqërua studentja Ana Azizaj, e cila dyshohej se kishte shkruar parullën. Akt të cilin studentja e mohoi. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment