Politike

Súlmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd/ Tritan Shehu: Pres reagimin e OSBE, provókacione të tilla thellójnë rrezíkun në rajon

Sipas tij, provókacione të tilla nuk duhen të përsëriten më, pasi sjellin thellim të rrezíkut në rajon.
Featured image of article: Súlmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd/ Tritan Shehu: Pres reagimin e OSBE, provókacione të tilla thellójnë rrezíkun në rajon Tritan Shehu

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar, lidhur me sùlmin që ndodhi në ambasadën malazeze në Serbi 3 ditë më parë. Përmes një statusi në Facebook, Shehu shkruan se pas kësaj ngjarjéje, presidenca e OSBE hesht, duke mos dhënë asnjë lloj deklarate, apo thírrje për distancim te autóriteteve serbe. Sipas tij, provókacione të tilla nuk duhen të përsëriten më, pasi sjellin thellim të rrezíkut në rajon.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Mbreme ne Beograd: «Kush nuk kercen eshte shqiptar», dhe “Presidenca” e OSBE hesht!
Si dikur kenga e nazísteve per ebréjte…. Protéstat me thírrje ekstrémiste ndaj Malit te Zi, mbreme kane pasur elemente te tille dhe kúnder shqiptareve. Nderkaq «Presidenca» e OSBE as nuk belbúzon mbas cicerimave te dy dite me pare, asnje deklarate, asnje thírje per distancím te autoríteteve serbe, nderhyrje te tyre qe te tilla provokacíone mos te perseriten e te thellohen rrezíkshem. Mbas tre takimeve per te ashtuquajturin «Shengen Ballkanik» alias «Jugosllavia e Re» me firmosjen e dokumentave perkatese dhe nga Rama per ate, lenien si «jetím» te Kosoves, natyrshem qe qarqet ekstremíste ne Serbi do te merrnin guxim e revansh per te shtyre ne realizimin e endrave te tyre anakronike e destabilízuese per te gjithe Rajonin. Une nuk pres qe te reagoje a protestóje Qeveria jone, por se paku «Presidenca» e OSBE duhet te reagoje apo dikush duhet ta detyróje te reagoje, sepse ky eshte dhe funksioni i saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3 ditë më parë u sùlmua ambasada e Malit të Zi në Beograd. Mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatèrronin flamurin malazez para ambasadës me të mjete piróteknike, duke hedhur kapsólla dhe fishèkzjarre mbi të.

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë prótestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC). Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debàte në tensíone për këtë çështje. Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për lúftë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment