Bota

Sulmi me dronë të armatosur në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, u nis nga bazat iraniane

Hetuesit e Arabisë Saudite dhe ShBA-së kanë thënë se me shumë mundësi sulmi gjatë fundjavës në industrinë e naftës në Arabinë Suadite ishte shkaktuar nga një bazë iraniane.
Featured image of article: Sulmi me dronë të armatosur në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, u nis nga bazat iraniane Rafineritë e naftës

SHBA- Sulmi përfshinte raketa dhe dronë të armatosur që fluturonin  rreth rafinerive të naftës, ka thënë burimi i CNN, ndërsa trajektorja e tyre ishte nga veriu i rafinerisë së naftës Abqaiq, e cila u godit nga më shumë se një duzinë me predha në orët e para të mëngjesit të së shtunës

Pentagoni nuk pranoi të komentojë mbi rastin në fjalë dhe Irani nuk i është përgjigjur ende kërkesës së CNN.

Burimi i CNN tha se raketat do të kishin shmangur fluturimin mbi Gjirin Persik, ku sistemet e radarit amerikan dhe saudit janë më të fortë.

Ndërsa të hënën, një zyrtar amerikan tha për CNN se SHBA kishte vlerësuar se sulmi është shkaktuar nga Irani. Zyrtari foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me shtypin. Edhe një diplomat rajonal  tha të hënën për CNN se SHBA u ka thënë aleatëve të saj se ka inteligjencë që tregon se nisma ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga Irani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abbas Mousavi u përgjigj se akuza të tilla të pabaza dhe komente të papërshtatshme në një kontekst diplomatik janë të pakuptueshme dhe të pakuptimta.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment