Blog

‘Sulmi i padrejtë që i bëhet Arbër Hajdarit’, gazetarja ka ‘dy fjalë’: E njoh prej 4 vitesh, është model, Shqipëria s’meriton t’i largojmë më të mirët!

Arbri është 25 vjec, dhe jetën ja ka dedikuar të varfërve. U kthye pa e menduar, pa e projektuar, pa e planifikuar në simbol të humanizmit. E njoh Arbrin prej 4 vitesh, që kur e nisëm këtë kauzë… Është shqiptari model, i gatshëm të sakrifikojë deri në fund për këtë vend.
Featured image of article: ‘Sulmi i padrejtë që i bëhet Arbër Hajdarit’, gazetarja ka ‘dy fjalë’: E njoh prej 4 vitesh, është model, Shqipëria s’meriton t’i largojmë më të mirët! Arbër Hajdari

Në këto ditë dramash të rënda kombëtare, në plan të parë ka dalë vullneti dhe dëshira për të rimëkëmbur Shqipërinë e tronditur nga tërmeti. Mbi 13 mijë njerëz nuk kanë më thuajse asgjë. Investimet e një jete janë shuar brenda pak çastesh.

Është kjo një kohë kur solidariteti dhe dhimbja i bashkon njerëzit. Por është edhe një kohë, si çdo moment turbullirash e tendosjesh të skajshme sociale, kur profetët e rremë përzihen me turmën dhe marrin pozën e shpëtimtarëve të kombit. Arbër Hajdari nuk është njëri prej tyre. Është një djalë i ri që ka vendosur të ketë një lloj tjetër “rinie”. Jo thjesht vegjetimin në kafenetë e shumta të Tiranës, jo thjesht një karrierë personale për veten apo një projekt meskin për vitet që e presin. Është një i ri i angazhuar, një i ri që ndan prej vitesh me publikun shqiptar, pasionin për më të varfërit, për ata që s’kanë dhe s’munden.

E kam parë këtë veti të vyer të këtij djali nga afër nja dy vjet të shkuara, kur ndihmoi me ushqim, strehim dhe rindërtim të shtëpisë, një familje të këputur nga Qafshtama. Ishte një investim prej disa milionësh që ktheu jetën dhe shpresën tek një shtëpi, që me siguri Arbri sot as ja kujton si e ka emrin kryefamiljari.

Këto kohë janë sprova e zjarrit për atë që Arbër Hajdari dhe të tjerë si ai, bëjnë përditë në skutat më të mjera të këtij vendi. Për këtë, meritojnë të gjithë një “bravo” të madhe. Vullnetarizmi është një tipar i spikatur i një shoqërie civile dhe të emancipuar. Arbër Hajdari ndodhet në rreshtin e parë të këtij transformimi.

Skënder Minxhozi

Refxhei Tola

Arbri është 25 vjec, dhe jetën ja ka dedikuar të varfërve. U kthye pa e menduar, pa e projektuar, pa e planifikuar në simbol të humanizmit. E njoh Arbrin prej 4 vitesh, që kur e nisëm këtë kauzë… Është shqiptari model, i gatshëm të sakrifikojë deri në fund për këtë vend. I gjeti Shqipërisë plagën më të thellë e nisi ta mjekojë pa fjalë, me punë punë, shumë punë. Për ju që se dini, ne miqtë e tij që e njohim nga afër, dimë të themi se Arbri është nga ata të rinj që fle 5 orë gjumë. Nga ata pak të rinj që punon ditë e natë për njerëzit, për të varfërit e për të rinjtë njëkohësisht. Ka bërë gjëra shumë të mëdha për këtë vend, le të dalim bashkë në terren e të pyesim familje të varfëra, Fundjava Ndryshe ka qenë minimalisht njëherë në cdo shtëpi. Por është e kotë të flas për punën e Arbrit. Njerëzit e dinë shumë mirë. Lexova në internet shumë komente që thoshin se Arbri nuk bënte donacion lekët e tij, por bamirësitë e shqiptarëve. Absolutisht e vërtetë. A nuk është ky roli i një fondacioni?? E nëse ndoshta para ekranit të celularit të duket e thjeshtë, nuk është aspak. Të menaxhosh dhjetëra mijëra familje që kërkojnë ushqim, strehë, arsimim, mjekim, punësim, dhe të cosh deri në fund amanetin e bamirësit, nuk është aq e lehtë sa duket.
Kur po dëgjoja dje projektin e Arbrit në emision, e dija që sot do ta sulmonin. Arbri theu me guxim ekuilibrat që po planifikoheshin për ti vjedhur përsëri shqiptarët. Tregoi si zgjidhet situata, tregoi hapur edhe sa kushton zgjidhja e saj… Sot për shkak të angazhimeve të mia në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri, unë nuk po dedikohem me kohë të plotë më pranë fondacionit Fundjavë Ndryshe. Por dua tju them të gjithë miqve të mi, se duhet ta bojkotojmë sulmin që po i bëhet një prej njerëzve që ka bërë më të mirën për Shqipërinë!

Fundjavë Ndryshe është dekoruar nga Presidenti Nishani dhe Presidenti Meta. Është dekoruar nga asambleja e New Yorkut si dhe është mbështetur nga të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri. Është përzgjedhur nga kisha Mormone si personazh i vitit dhe nga shumë fondacione të huaja të cilat e kanë vlerësuar punën e saj. Fundjavë Ndryshe është përzgjedhur si personazh i vitit nga publiku shqiptar në Top Channel. Arbër Hajdari është zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit mes 6 liderëve botërorë në fushën e bamirësisë.

Ju lutem, Shqipëria nuk e meriton tja largojmë më të mirët!

*gazetare dhe aktiviste

Marrë nga JAVANews

Shto Koment