Bota

Sulmet terroriste shkatërruan Kullat Binjake, ceremonia e përvjetorit të 11 shtatorit

Këtë vit ndryshe nga vitet e mëparshme ceremonia do të zhvillohet nën kushtet e rrepta të pandemisë së koronavirusit, por përkujtimi i 11 shtatorit nuk mund të shpëtonte pa u zhvilluar.
Featured image of article: Sulmet terroriste shkatërruan Kullat Binjake, ceremonia e përvjetorit të 11 shtatorit Foto ilustruese

NEW YORK- Ditën e sotme në orën 10 të paradites do të mbahet ceremonia e përvjetorit të 11 shtatorit të 2001, ditë në të cilën sulmet terroriste shkatërruan kullat binjake në New York du lanë mbi 2 mijë persona të vdekur.

Këtë vit ndryshe nga vitet e mëparshme ceremonia do të zhvillohet nën kushtet e rrepta të pandemisë së koronavirusit, por përkujtimi i 11 shtatorit nuk mund të shpëtonte pa u zhvilluar.

Në 19 vjetorin e sulmeve terroriste do zhvillohet ceremonia në sheshin përkujtimore të 11 shtatorit pranë Qendrës Botërore të Tregtisë. Në këtë ceremoni do të jetë prezentë edhe nënpresidenti Mike Pence në New York.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Joe Biden dhe gruaja e tij Jill do të udhëtojnë në Neë York City për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 11 shtatorit në orët e para të kësaj të premteje, dhe më pas do të udhëtojnë në Shanksville, Pennsylvania pasdite për të bërë nderimet e tyre për viktimat e Fluturimit 93.

Burimi:

A.C/Dosja.al

Shto Koment