Aktualitet

Sulmet ndaj KZAZ-ve, ndalohet dy persona në Kavajë e Burrel

. Sipas Policisë, të dy personat ishin në kërkim dhe  akuzohet se kanë dëmtuar me dashje materialet zgjedhore.
Featured image of article: Sulmet ndaj KZAZ-ve, ndalohet dy persona në Kavajë e Burrel Djegia e materialeve zgjedhore

TIRANË- Dy persona janë ndalaur sot për sulmet ndaj KZAZ-në Kavajë e Burrel që u bënën gjatë javës së kaluar. Sipas Policisë, të dy personat ishin në kërkim dhe  akuzohet se kanë dëmtuar me dashje materialet zgjedhore.

Më tej shtohet se shtetasi SH. D., 26 vjeç, është ndaluar për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Po ashtu dhe A.L, 43 vjeç në Burrel për të njëjtat vepra penale.

NJOFTIMI PËR NDALIMIN NË KAVAJË

Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj  KZAZ-së nr.42 dhe  ndaj punonjësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë,  bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019,  bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:  SH. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.  Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI PËR NDALIMIN NË BURREL

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dyshuar për sulmin ndaj KZAZ-së nr.16 e 17, dhe ndaj punonjësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim; -A.L, 43 vjeç, banues në Burrel ( për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 16 dhe 17, në Burrel dhe Klos, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit që mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore. Në përfundim të hetimeve nga ana e Policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ku me vendim të prokurorit, shtetasi A.L, do të hetohet në gjendje të lirë.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar në bashkitë që drejtohet nga opozita pati tensione në disa KZAZ ku pati dhe dëmtime të materialeve zgjedhore. Mbështetësit e PD e LSI nuk kanë lejuar që në shkolla të futen materiale zgjedhore, pasi sipas tyre dekreti i Presidentit nuk njeh zgjedhje në 30 qershor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment