Rajoni

Sulmet me vezë në Kosovë, pas autobusëve urbanë dëmtohet edhe biblioteka në Prishtinë (FOTO)

Lidhur me dëmtimin e kësaj biblioteke ka reaguar edhe organizata joqeveritare, ETEA, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë pronat publike.
Featured image of article: Sulmet me vezë në Kosovë, pas autobusëve urbanë dëmtohet edhe biblioteka në Prishtinë (FOTO) Foto nga biblioteka e dëmtuar

KOSOVË– Pavarësisht faktit se kishte përfunduar festa e Halloween-it, sulmet me vezë ndaj autobusëve të Trafikut Urban vazhduan edhe një ditë më pas dhe si pasojë disa dritare ishin thyer.

Për këtë kishte reaguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Megjithatë duket se të gjithë këto sulme nuk ndërlidhen fare me “Natën e Shtrigave”.

Ndërsa, mbrëmjen e të martës është sulmuar një minibibliotekë në lagjen Dardania në Prishtinë, e cila u përurua dje, raporton Gazeta Express.

Lidhur me dëmtimin e kësaj biblioteke ka reaguar edhe organizata joqeveritare, ETEA, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë pronat publike.

“Mbrëmë gjatë mbikëqyrjes së minibibliotekës që u përurua gjatë ditës në lagjen e Dardanisë në Prishtinë, kemi vënë re se minibiblioteka është sulmuar me vezë, siç shihet në fotografitë e bashkangjitura.Lusim qytetarët që nëse nuk përdorin minibibliotekat së paku të mos i keqpërdorin ato. Dhe, lusim të gjithë lexuesit/et e lagjës Dardania në Prishtinë, dhe jo vetëm, që të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë minibibliotekat si dhe të na njoftojnë për çfardo parregullësie në raport me minibibliotekat”, thuhet në reagim.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment