Mbledhje me drejtuesit e qarqeve/ Rama: Për Sazanin kemi vetëm një propozim që i bën mirë vendit, Porti i Durrësit është aset dhe qeveria aksionere
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Ndërhyrja e ushtarake e Turqisë në Siri mund të shkaktojë vala të gjata emigrantësh drejt Ballkanit duke sjellë kështu edhe pasoja edhe për emigracionin në Europë.
Gjermania ishte e para që paralajmëroi se operacioni ushtarak në Siri do të sillte një përsëritje të fluksit kaotik të emigrantëve që kapën të papërgatitur Bashkimin Evropian në 2015.
Presidenti Erdogan vendosi ta ndërmerrte këtë operacion për të krijuar një zonë të sigurt në Veri-Perëndim të Sirisë, më qëllim zhvendosjen aty të të paktën 2 milionë refugjatëve sirianë të strehuar në Turqi.
Plani i Erdogan nënkupton zëvendësimin e afërsisht një milion kurdëve që jetojnë në të njëjtin territor, duke i detyruar këta të fundit të zhvendosjen, me një pjesë të tyre që mund të tentojnë të përpiqen të emigrojnë drejt Europës.
Greqia, Bullgaria dhe Qiproja kanë ngritur tashmë alarmin për rritjen e numrit të refugjatavë nga Turqia fqinje.
Ato thanë se nëse Turqia pushton një pjesë të Sirisë, shumë prej katër milionë refugjatëve të strehuar nga Ankaraja, shumica sirianë, mund të vendosin të shkojnë në Evropë për të mos u zhvendosur me forcë përsëri në vendin e tyre.
“Imagjinoni sikur jeni një refugjat sirin në Turqi dhe rrezikoni të zhvendoseni me forcë një ditë në Sirinë veriperëndimore, të kthyer tanimë në zonë lufte! Ky është një operacion që mund të krijojë një valë emigrimi drejt Europës, pasi askush nuk dëshiron të kthehet në Siri”, tha ministri i jashtëm Luksemburgu.
Greqia thotë se fluksi i emigrantëve nga Turqia është rritur me prej 240% pas nisjes së operacionit ushtarak në Siri. Nga Greqia, refugjatët marrin “shtegun Ballkanik” duke kaluar nga Janina në kufirin shqiptar, ose në atë maqedonas dhe vazhduar drejt vendeve të BE-së, si Kroacia dhe Bullgaria, Rumania dhe Hungaria.
“Ju mund ta imagjinoni vetë sfidën me të cilën përballemi, ” tha ministri grek për emigracionin, Giorgios Koumoutsakos. “Evropa nuk mund të kapet e papërgatitur për herë të dytë”.
Ndërkohë presidenti Erdoan kërcënoi të “hapë portat” e refugjatëve nëse BE kundërshtonte ndërhyrjen e Turqisë në verilindje të Sirisë. Turqia është ankuar prej kohësh se mbështetja financiare e BE-së në këmbim të strehimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme, në mënyrë që mos të hyjnë në Evropë është e pamjaftueshme, duke pasur parasysh se tani pret rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë.
Ndërkohë, Hungaria ka paralajmëruar se do të “përdorë forcën” në kufirin e saj jugor me Serbinë për të mbrojtur kufijtë e Bashkimit Europian nëse Turqia “hap portat” e refugjatëve që kalojnë përmes Ballkanit drejt Evropës.
Kryeministri Viktor Orban ndërtoi një gardh çeliku në kufirin e Hungarisë me Serbinë për të mbyllur “shtegun Ballkanik”, ku qindra mijëra njerëz marshuan nga Lindja e Mesme në Europën Perëndimore në kulmin e krizës në 2015.
“Javët e ardhshme do të vendoset se çfarë bën Turqia me këta njerëz,” tha Orban në një intervistë vonë të mërkurën. “Ajo do të duhet të zgjedhë, t’i kthejë në Siri ose t’i zhvendosë drejt Europës”, deklaroi Orban. “Nëse Turqia zgjedh këtë të fundit, këta njerëz do të arrijnë në kufirin jugor të Hungarisë”.
Por nga ana tjetër, edhe zhvendosja e tyre në Siri do të ketë po ashtu pasojat e saj.
Për Erdoganin, ajo do të krijonte një pengesë demografike për autonominë kurde, por përplasja me dashje e dy popullsive kundër njëra-tjetrës është një recetë e përsosur për shpërthimin e tensioneve etnike, tensione që do të vazhdojnë të shkaktojnë paqëndrueshmëri edhe pas luftimeve midis forcave turke dhe atyre lokale. Kjo situatë do të prodhonte sërish valë të gjata refugjatësh drejt Ballkanit.
Shumë kohë para krizës aktuale të refugjatëve, Ankaraja demonstroi një gatishmëri për të dëbuar ose transportuar komunitetet si një mjet për të siguruar një kontroll më të madh mbi zonat kryesisht kurde. Që nga fillimi i viteve 1920, zyrtarët turq përdorën zhvendosjen e popullsisë për të eliminuar rezistencën kurde në Turqinë juglindore. Deri në vitet 1950, qeveria turke u përpoq të zhvendoste në zonat e banuara nga kurdët me emigrantë nga Ballkani. Por përpjekje të tilla nuk kanë sjellë paqe ose rend në rajon; por vetëm emigrim.
Marrë nga Gazeta Si
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Angli-Janë publikuar pamje të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, teksa po transportohej me një makinë nëpër rrugët e Londrës pas seancës në gjykatë për t...
TURQI- Presidenti turk, Erdogan ka kundërshtuar thirrjen e Macron për të zgjatur armëpushimin në veri të Sirisë. Kërcënon se do rinisë operacionin ushtarak në s...
SIRIA- Qyteti më i madh i Sirisë, Alepo ka qenë qyteti që ka marrë goditjen më të fortë që nga nisja e betejës së Alepos në 2012 si pjesë e luftës civile. Fotot...
Kinë- Njihet nga të gjithë si “El Chapo” i Azisë. Ky është 55-vjeçari Tse Chi Lop, bosi më i madh i drogës që shpërndahet në atë kontinent dhe më gjerë....
BEOGRAD – Në një intervistë së fundmi, e pyetur rreth gjendjes së demokracisë në atdheun e saj, Turqinë, shkrimtarja Elif Shafak paralajmëroi se si munges...
SERBI– Nderimi i shkrimtarit austriak Peter Handke me Çmimin Nobel për Letërsi e tronditi gjithë botën. Këto ditë, për Handken dhe Akademinë Suedeze po f...
SPANJË – Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë për mediat një ditë para ndeshjes së Champions League mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës.Gjat...
LIVERPUL – Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpulit, ka dalë në kopertinën e një prej revistave më prestigjoze në Lindjen e Mesme, GQ , me mbishkrimin ‘...
SHBA- Aktorja e famshme e Hollywood-it, Sharon Stone para pak kohësh ka realizuar një fotosesion ku ka rikrijuar pozën e saj ikonike nga filmi “Basic Instinct”....
ANGLI – Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë zbulimin e vitit, ata kanë arritur të gjëjnë ekzistencën e një planeti të largët në të cilin ka ujë asht...