Politike

‘Sulm në zemër, vdes Erdogan’, lajmi i rremë u shpërnda nga mediat greke, konfuzion në mbarë botën

Shpërndarja është bërë nga mediat greke, por besohet se lajmi ka nisur pas ndërhyrjes që kurdët kanë bërë në gjuhën hebraike të Wikipedias, duke vendosur një datë për vdekjen e Erdogan.
Featured image of article: ‘Sulm në zemër, vdes Erdogan’, lajmi i rremë u shpërnda nga mediat greke, konfuzion në mbarë botën Rexhep Tayip Erdogan, president i Turqise

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka qenë objekt i një lajmi të rremë, i cili ka qarkulluar në rrjetet sociale në 24 orët e fundit.

Një lajm i rremë, ku pretendohej se Erdogan kishte vdekur për shkak të një sulmi në zemër. 65-vjeçari, i cili ndodhet me pushime, shëndoshë e mirë, ishte në fokus të mediave online greke.

Lajmi për vdekjen e Erdogan

Por çfarë ndodhi?

Gjatë pasdites të së hënës, mediat online raportuan se presidenti turk vdiq. Lajmi nuk është komentuar për asnjë moment nga pallati presidencial në Ankara, duke shtuar edhe më tej dyshimet.

Emri “Erdogan”, ka qenë fjalakyçe më e kërkuar në Google, pas thashethemit se ai vdiq.

Shpërndarja është bërë nga mediat greke, por besohet se lajmi ka nisur pas ndërhyrjes që kurdët kanë bërë në gjuhën hebraike të Wikipedias, duke vendosur një datë për vdekjen e Erdogan.

Izraeli ka ndërhyrë menjëherë duke bërë korrigjimin dhe bllokimin e kërkimit në Wikipedia, e duke bllokuar kështu hyrjen e kujtdo për të shkruar diçka.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment