Bota

Sulm në një klub nate, mbeten të plagosur 12 persona në Karolinën e Jugut, 4 prej tyre në gjendje kritike

Në Karolinën e Jugut pas mesanate ka ndodhur një ngjarje e rëndë brenda një lokali nate, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 12 persona, 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Featured image of article: Sulm në një klub nate, mbeten të plagosur 12 persona në Karolinën e Jugut, 4 prej tyre në gjendje kritike Foto ilustruese

KAROLINË E JUGUT– Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur në Karolinën e Jugut si shkak i një sulmi me armw zjarri brenda një klubi nate.

Nga mediat e huaja mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës  2 të mëngjesit, ndërsa një zyratar i  Qarkut Greenville tregoi se pasi  u njoftua për këtë ngjarje pas mesanate, thirri  forcat e policisë për të hetuar mbi ngjarjen e rëndë.

Zyrtarët përgjegjës i morën viktimat brenda dhomës në spital, ku katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët janë gjendje stabile.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është e paqartë nëse është arrestuar deri më tani dikush  në lidhje me të shtënat, ndërkohë edhe emrat e viktimave nuk janë bërë publike akoma.

Burimi: Gulftoday

A.C/Dosja.al 

Shto Koment