Bota

Sulm në bazën e OKB-së, plagosen 20 persona në Mali

Jerusalem post shkruan se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë marrë.
Featured image of article: Sulm në bazën e OKB-së, plagosen 20 persona në Mali Foto Ilustruese

MALI- 20 persona u plagosën ditën e djeshme në Mali pas një sulmi në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Jerusalem post shkruan se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë marrë.

Zëdhënësi i OKB-së, Olivier Salgado tha se organizata e dënon ashpër sulmin ndaj saj dhe se duhet të merren menjëherë masat e duhura. Në lidhje me përgjegjësinë e sulmit, ai tha se nuk e dinte se kush ishin autorët.

“Shefi i MINUSMA dënon vendosmërisht sulmin dhe ka urdhëruar që të merren të gjitha masat për të trajtuar të plagosurit,“tha Salgado.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që grupet militante islamike të lidhura me al Kaidën dhe Shtetet Islamike mund të jenë autorët e sulmirt pasi ata sulmojnë rregullisht paqeruajtësitë e OKB-së.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment