Bota

Sulm me raketa në Kabul, 8 të vrarë dhe 31 të plagosur deri tani

Raketat kanë rënë në një zonë të banuar të kryeqytetit duke lënë të vrarë deri tani 8 persona dhe 31 të tjerë të plagosur.
Featured image of article: Sulm me raketa në Kabul, 8 të vrarë dhe 31 të plagosur deri tani Foto nga ngjarja

AFGANISTAN-Disa raketa kanë goditur mëngjesin e sotëm kryeytetin e Afganistanit, Kabulin. Raketat kanë rënë në një zonë të banuar të kryeqytetit duke lënë të vrarë deri tani 8 persona dhe 31 të tjerë të plagosur. Shpërthimet e raketave ndodhën afër një blloku ambasadash diplomatike. Një nga raketat ra në ambasadën e Iranit duke dëmtuar ndërtesën kryesore të saj.

Autoritetet policorë bëjnë të ditur se kanë qenë 14 raketa që kanë “tronditur” Kabulin mëngjesin e sotëm. Sipas tyre ende nuk dihet se si është bërë e mundur që automjeti me raketat të ketë hyrë në qytetin e Kabulit apo se nga është organizuar ky sulm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa video dhe foto të raketave që janë kapur nga banorët janë kthyer në virale në rrjetet sociale. Në to shihen makina të dëmtuara, xhama të thyer dhe vrima në shtëpitë e banorëve të zonës.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment