Bota

Sulm me armë zjarri në Turqi/ E plagosën pastaj nxorri armën në mes të rrugës, pamjet tronditëse nga Stambolli

Në video shihet që njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët dhe ndërkohë që është i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre.

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll ku një person është lënduar rëndë. Në një video të bërë virale që është publikuar në mediet e huaja është parë që personat e përfshirë në sherr kanë pasur me vete edhe armë zjarri.

Mësohet se videoja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, në rrugët e Stambollit. Dy grupe u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin në lagjen ‘Fatih’ të Stambollit duke bërë që më pas të nxjerrin edhe armët.

Në video shihet që njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët dhe ndërkohë që është i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga goditjet me armë zjarri kanë mbetur  të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte duke kaluar në zonë.

Burimi: Hurriyet

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment