Bota

Sulm me armë zjarri në një kolegj në Finlandë, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Kolegji ka rreth 600 studentë dhe 40 anëtarë staf, por zyrtarët kanë thënë se është e paqartë  të raportojnë sesa persona kanë qenë në vendin e ngjarjes gjatë kohës së sulmit, ku mbeti i vdekur një person dhe 10 të tjerë u plagosën.
Featured image of article: Sulm me armë zjarri në një kolegj në Finlandë, një i vdekur dhe 10 të plagosur Oficeri i policisë ishte një ndër të plagosurit nga sulmi

FINLANDË- Një person është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të rëndë në një kolegj profesional në qytetin finlandez të Kuopio, raportojnë mediat e huaja.

Një dëshmitar ka thënë për mediat se një  student hyri në kolegjin Savo teksa në duar kishte një shpatë dhe goditi me thikë disa njerëz.

Studenti i dyshuar  kishte  hyrë në një klasë rreth mesditës së sotme dhe  kishte goditur dy herë me armë zjarri.

Nga  ky sulm i rëndë  është plagosur një zyrtar policie, ndërsa është raportuar se dy persona janë në gjendje të rëdnë.

“Një kufomë është gjetur në ambientet e kolegjit të Kuopio Herman,” tha policia, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin universitar Kuopio.

Kolegji ka rreth 600 studentë dhe 40 anëtarë staf, por zyrtarët kanë thënë se është e paqartë  të raportojnë sesa persona kanë qenë në vendin e ngjarjes gjatë kohës së sulmit.

Sipas dëshmnitarëve, agresori fillimisht goditi vajzën me shpatë në qafë dhe thikë në bark, e cila mbeti dhe vitkimë.

Nga përleshja me disa nxënës, ai mbeti edhe vet i plagosur dhe u arrestua nga forcat e policisë, teksa ishte i shtrirë mes të plagosurve të tjerë.

Të paktën dy nga studentët e plagosur, te shtruar në spital  janë në gjendje të rëndë.

Trupi i viktimës u gjet brenda njërës prej klasave të shkollës profesionale Savon Ammattiopist e cila ndodhet brenda qendrës tregtare.

Megjithëse krimet e dhunshme mbeten relativisht të rralla në vend me 5.4 milionë  banorë, Finlanda tashmë ka regjistruar dy sulme të mëdha në shkolla, në vitin 2007 një 18-vjeçar vrau shtatë nxënës dhe drejtorin e një shkolle të mesme në Tuusula , në veri të Helsinkit, para se të kryente vetëvrasje, dhe në shtator të 2008 një student vrau 10 persona në një shkollë profesionale në Kauhajoki,  para se të bënte vetëvrasje.

Burimi:  BBC  

A.C/Dosja.al

Shto Koment