Bota

Sulm me armë në Rusi, fëmijë dhe mësues të vrarë në shkollën në Kazan

7 fëmijë dhe dy të rritur janë vrarë nga të shtënat në një shkollë në qytetin rus Kazan. Njëzet e një persona të tjerë, kryesisht fëmijë kanë ngelur të plagosur nga sulmi me armë.
Featured image of article: Sulm me armë në Rusi, fëmijë dhe mësues të vrarë në shkollën në Kazan sulm me arme ne shkollen ne Kazan

RUSI-  Fëmijë dhe mësues kanë ngelur të vrarë nga sulmi me armë në shkollën e qytetit rus Kazan. BBC raportoi se 7 fëmijë dhe dy të rritur janë vrarë dhe 21 persona të tjerë kanë ngelur të plagosur.

Sulmi filloi rreth orës 09:20 me kohën lokale, i tha një burim në shërbimet e urgjencës agjencisë ruse të lajmeve Tass. Sinjali i parë nga një buton paniku në shkollë u dërgua pesë minuta më vonë.

“Të gjithë filluan të kapnin panik dhe të thoshin ‘mbylli dyert. Rreth një minutë më vonë, drejtuesi i shkollës filloi të bërtiste: Po mbyllim dyert! Ne dolëm rreth 15 minuta më vonë, jo nga dritaret. Doja ta bëja atë, por mësuesi mbylli dritaren menjëherë dhe tha jo,”-tha një student që ishte dëshmitar i sulmit.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë disa fëmijë që kërcejnë nga dritaret për të shpëtuar si dhe njerëzit e plagosur që evakuohen. Mediat ruse raportuan se dy nga fëmijët kishin vdekur pasi u hodhën nga një dritare e katit të dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri rus Mikhail Mishustin foli për “pikëllim të madh” ndërsa udhëheqësi i Tatarstanit Rustam Minnikhanov e përshkroi sulmin si një “tragjedi të madhe”.

“Ne jemi shumë të pikëlluar që kjo ka ndodhur,”- tha ai.

Duke iu përgjigjur të shtënave, Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai do të rishikonte ligjet e vendit për kontrollin e armëve.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment