Bota

Sulm me armë në Kanada, humb jetën një person dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë

Mëngjesin e ditës së sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Otava të Kanadasë ku nga një sulm me armë zjarri nga persona të paidentifikuar ka ngelur një i vrarë dhe tre të plagosur rëndë.
Featured image of article: Sulm me armë në Kanada, humb jetën një person dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë policet ne vendngjarje

KANADA- Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e ditës së sotme në Otava të Kanadasë , pas një sulmi me armë. 

Sipas mediave të huaja zona ku ka ndodhur ngjarja është e sigurtë dhe  zyrtarët kanë konfirmuar se nuk do të ketë ngjarje të tilla në vijim, “kjo nuk konsiderohet një situatë aktive e ngjarjeve të tilla”- u shprehën ata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të shtënat ndodhën në Rrugën Gilmour rreth orës 7:30 të mëngjesit në orën lokale, ndërkohë autoritetet po kërkojnë ende për të dyshuarin.

(A.K.:E.K/Dosja.al)

Shto Koment