Aktualitet

Imunologu Sulçebe del pro vaksinës kineze: Sinovac na mbron nga format e rënda të virusit!

Teksa ishte i ftuar në 'Abcnews' ai u shpreh se dhe pse vaksina kineze ka një përqindje më të ulët efektiviteti në krahasim me vaksinat e tjera, mund të na mbrojë nga format e rënda të virusit.
Featured image of article: Imunologu Sulçebe del pro vaksinës kineze: Sinovac na mbron nga format e rënda të virusit! Genc Sulçebe

TIRANË– Imunologu Genc Sulçebe rekomandoi përdorimin e vaksinës kineze. Teksa ishte i ftuar në ‘Abcnews’ ai u shpreh se dhe pse vaksina kineze ka një përqindje më të ulët efektiviteti në krahasim me vaksinat e tjera, mund të na mbrojë nga format e rënda të virusit.

Ndër të tjera, ai u shpreh se nuk mund të presim për vaksinën më të mirë por të marrin atë që ka një efektivitet të pranueshëm për ta aplikuar sa më shpejt dhe më gjerë.

“I shpëtojmë formave të rënda, mund të kalojmë një covid të lehtë, por i shpëtojmë rastit për të shkuar në spital. Sigurisht që funksionon sepse jep imunizim pro efektin e saj e shohim pas dy muajsh. Këtu ka një problem sepse kanë aplikuar dy doza të ndarë në 15 ditë dhe do të shihet pas dy muajsh kur personi i vaksinuar do të ketë një përgjigje imunitare të matshme dhe të sigurt. Do shihet me numrin e rasateve dhe antikorpet.“, u shpreh imunologu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, Sulçebe tha se ekspertët kanë rekomanduar gjithashtu kombinimin e vaksinave por shtoi se nuk janë kryer studime.

“Nëse bën tre doza nuk të gjen gjë, mund të bësh dhe një lloj vaksine tjetër. janë rekomandime të studiuesve që nuk i kundërshtojnë por nuk janë studiuar por nuk ka kohë të bësh studime. Aq më tepër që numri i rasteve po bie kudo dhe për të bërë studime të tilla duhen shumë muaj dhe nuk pret koha. Nuk ka asnjë arsye pse mos të bëhen. Vaksinat me adenovirus mund të kombinohen si Johnson & Johnson, Sputnik etj me ato me ARN.”, shtoi më tej Sulçebe.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment