Showbiz

Zyrtarisht drejt kinemasë europiane, Elvana Gjata zbulon suksesin e radhës së ‘Dy Gisht Mjaltë’

Suksesi i radhës i filmit “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata jep lajmin e shumëpritur.
Featured image of article: Zyrtarisht drejt kinemasë europiane, Elvana Gjata zbulon suksesin e radhës së ‘Dy Gisht Mjaltë’ Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi në premierën e 'Dy Gisht Mjaltë'.

Filmi me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin theu rekord për shitjen e biletave, pasi të gjithë ishin kuriozë ta shihnin, por mesa duket suksesi i komedisë nuk ka të ndalur. Tani edhe përtej kufijëve shqipfolëse, Elvana Gjata e jep kështu lajmin e shumëpritur, tani ‘Dy Gisht Mjaltë’ do të transmetohet në kinematë europiane.

“E kishit imagjinuar ndonjëherë të shihnit një film shqiptar në Europë? Mund t`ju them vetëm se kjo është e mundur tani. Fillimisht, më 3 maj në Zyrih dhe më pas në Austri, Gjermani, Hollandë, Suedi, Greqi, Mal i Zi… Shihemi së shpejti dhe shpresoj të shijoni çdo sekondë të tij”, -ka shkruar Elvana.

Posteri i ‘Dy Gisht Mjaltë’.

L.K/Dosja.al

Shto Koment