Aktualitet

Trafiku i arabëve/ E përfshirë edhe Suela Kacabani, motra e Drejtoreshës së Kufirit

VIDEO
Një nga emigrantët që Top Story intervistoi na tregon se në zyrën e Samiut ka parë edhe një zonjë tjetër që punon më të.
Featured image of article: Trafiku i arabëve/ E përfshirë edhe Suela Kacabani, motra e Drejtoreshës së Kufirit Suela Kacabani

Përveç përfshirjes së bashkëshortit së Drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksa, Top Story zbuloi edhe fije të tjera. Një nga emigrantët që Top Story intervistoj, na tregon se në zyrën e Samiut ka parë edhe një zonjë tjetër që punon më të.

Gazetari: – Kjo është Suela? A e ke parë ndonjëherë këtë person?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emigranti: – Po po e kam parë. Punon me Samiun, në Zyrën e tij. Punon me Samiun.

Kjo zonjë quhet Suela Kacabani. Ajo në fakt është motra e Enkeleda Toskës dhe kunata e Sami Hoxhës. Çuditërisht edhe ajo bën të njëjtën punë si kunati i saj. Ajo është e regjistruar në QKB si person fizik. Objekt i aktivitetit të saj parësor është konsulenca dhe rekrutimi për punësim brenda dhe jashtë vendit.

Ne gjetëm disa kompani arabe të regjistruara në QKB nga shtetas të ndryshëm arabë. Në pamje të parë nuk del asnjë emër i dyshimtë. Por nëse hapim listën e dokumenteve plotësuese na del një surprizë. Aty gjejmë një prokurë të posaçme me emrin e Suela Kacabanit.
Biznesi me Arabët duket mjaft fitim prurës. Por gjithë ky fitim duket se shkon në një dorë të vetme, familja e Enkeleda Toskës.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment