Showbiz

Suada Sherifi rrëfen xhelozinë e partnerit në kërkim: Kam pasur probleme me Eldin

Ish-missi shqiptar ka treguar se partneri i saj bëhej xheloz edhe nëse nuk ja hapte telefonin menjëherë.
Featured image of article: Suada Sherifi rrëfen xhelozinë e partnerit në kërkim: Kam pasur probleme me Eldin Suada Sherifi dhe partneri i saj Eldi Dizdari

Suada Sherifi ka qenë një nga emrat më të lakuar në botën e medias, sidomos së fundmi pas krimit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut. E ftuar në emisionin “Thumb” Suada tregoi disa detaje nga jeta e saj private dhe s’kishte si të mos u shpëtonte pyetjeve në lidhje me partnerin e saj, Eldi Dizadrin i cili konsiderohet si një nga personat kyç në zbardhjen e ngjarjes në ish-Bllok.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien e tyre Suada tregoi se Eldi ka qenë shumë xheloz. “Kemi patur shumë probleme xhelozie. Një ditë, e kisha telefonin silent dhe isha në makinë duke biseduar me një mikeshën time. Ai ndërkohë m’i kishte rënë 5 herë rresht telefonit, unë asnjë përgjigje se s’e kisha dëgjuar. O Zot!! Gjithsesi, tani gjërat kanë ndryshuar paksa sepse edhe marrëdhënia është konsoliduar,”– rrëfehen ish-missi shqiptar.

Ngjarja në zonën e Ish-Bllokut

Eldi Dizdari konsiderohet si një nga personat kyç në zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut.  Në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment