Politike

“S’ua bën njeri testet”, Basha flet për alarmin e kolegëve të policëve të infektuar në Has: Duan të dinë nëse kanë Covid-19, kanë familje

Në një lidhje me Skype në emisionin "Opinion", Basha tha se kolegët e policëve janë të shqetësuar dhe duan të dinë nëse janë të infektuar, pasi kanë familje.
Featured image of article: “S’ua bën njeri testet”, Basha flet për alarmin e kolegëve të policëve të infektuar në Has: Duan të dinë nëse kanë Covid-19, kanë familje Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se kolegët e efektivëve të policisë që rezultuan pozitivë me Covid-19 kanë kërkuar që t’u bëhet testimi për koronavirus. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Basha tha se kolegët e policëve janë të shqetësuar dhe duan të dinë nëse janë të infektuar, pasi kanë familje.

E dini ju se katër efektivë në Has janë pozitivë me Covid-19? Ata kanë qenë gjithë kohës në rrugë, kanë takuar qytetarë, njerëzi, çdo ditë. Ata janë të shqetësuar dhe kanë kërkuar që t’u bëhen testime. Por nuk ua bën njeri testet. Nuk ua bëjnë, edhe pse i kërkojnë me ngulm,”- tha Basha ndër të tjera.

Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment