Bota

Stuhia e përsosur e pandemisë/ Shtimi i rasteve të reja gjatë këtij dimri mund të sjellë skenarin më serioz sesa shpërthimi fillestar

120 mijë të vdekur nga koronavirusi, ky është skenari më i keq i parashikuar për këtë dimër në Britaninë e Madhe, nëse një valë e dytë do të godasë vendin.
Featured image of article: Stuhia e përsosur e pandemisë/ Shtimi i rasteve të reja gjatë këtij dimri mund të sjellë skenarin më serioz sesa shpërthimi fillestar Foto ilustruese

BRITANI– Sistemet e kujdesit shëndetësor në shumë vende luftojnë gjatë dimrit. Gjendje të tilla si astma, sulmet në zemër dhe goditja gjithmonë përkeqësohen në temperaturat më të ftohta, dhe disa sëmundje infektive si gripi përhapet më lehtë.

Këtë vit, pandemia Covid-19  mund të krijojë stuhinë e përsosur të dimrit, dhe shkencëtarët thonë se vendet duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm në raste që mund të jenë më serioze se shpërthimi fillestar.

120 mijë të vdekur nga koronavirusi, ky është skenari më i keq i parashikuar për këtë dimër në Britaninë e Madhe, nëse një valë e dytë do të godasë vendin.

Studiuesit, thonë se në rast se pandemia do të vijojë në të tilla numra sikurse tani, skenari i tyre parashikon rreth 24.500 deri në 251.000 viktima nga virusi vetëm në spitale, duke arritur kulmin në janar dhe shkurt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo ky nuk është një parashikim, por një mundësi. Studiuesit nuk marrin parasysh izolimin, trajtimet, apo vaksinën. Patrick Vallance, shkencëtari kryesor në këtë studim thotë se ka ende mjaft pasiguri se si mund të vijojë ecurinë pandemia në dimër. Por gjasat janë të mëdha që virusi të jetë më i fortë gjatë periudhës së ftohtë.

Situata mund të ndryshojë nëse ndryshohet sjellje. Virologia italiane, Ilaria Capua, ditën e djeshme u shpreh  se virusi nuk ka krahë të fluturojë, prandaj valën e dytë e kemi ne në dorë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment