Bota

Stuhia e fuqishme godet ishullin grek / Humbin jetën 3 persona, mes tyre një foshnje 8 muajsh

Policia thotë se çifti, 86 dhe 85 vjeç, u gjetën pa vetëdije në shtëpinë e tyre, në fshatin bregdetar të Politika, ndërsa foshnja u gjet në një apartament në katin e parë  në po të njëjtin fshat.
Featured image of article: Stuhia e fuqishme godet ishullin grek / Humbin jetën 3 persona, mes tyre një foshnje 8 muajsh Pamje nga Greqia

GREQI-  Të paktën tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Greqi si pasojë e një stuhie të   fuqishme që ka goditur ishullin Evia në Greqinë qëndrore.

Mediat e huaja, bëjnë me dije  se viktimat janë dy të moshuar dhe një fëmijë 8 muajsh të cilët janë gjetur të vdekur në  shtëpitë e  tyre në  veri-lindje të Athinës. Policia thotë se çifti, 86 dhe 85 vjeç, u gjetën pa vetëdije në shtëpinë e tyre, në fshatin bregdetar të Politika, ndërsa foshnja u gjet në një apartament në katin e parë  në po të njëjtin fshat.

Ndërkohë për shkak të stuhisë qindra persona të tjerë janë mbyllur në banesat e tyre sakaq zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë raportohet se si pasojë e stuhisë mund të ketë humbur jetën edhe një person tjetër por megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë.

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment