KRYESORET
Bota

Studiuesi gjerman: Macron po lufton për Evropën dhe për veten

8 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Studiuesi gjerman: Macron po lufton për Evropën dhe për veten

FRANCË – Për Emanuel Macronin, viti i ri sjell një sfidë të trefishtë: Përveç detyrës së përditshme si President i Republikës, atij i duhet të bëjë fushatë për rizgjedhje dhe në të njëjtën kohë të drejtojë kryesinë franceze të Këshillit të BE-së.

Edhe përpara pandemisë së koronës, Macron kishte nisur të ecte mbi akull të hollë: protestat e jelekverdhëve, të cilat e kanë mbajtur atë dhe të gjithë Francën pezull që nga viti 2018, u drejtuan kundër një rritjeje të planifikuar të taksës për benzinën, e cila do të përdorej për të financuar tranzicionin energjetik të vendit. Jo vetëm në Francë, por edhe në Gjermani, strategët e partive e dinë se tema e çmimit të benzinës mund të jetë vendimtare në zgjedhje. Për të mos i hapur vetes telashe në këtë pikë, Macron arriti një fitore vendimtare në Bruksel. Energjia bërthamore, e cila ende përdoret me shumicë nga Franca, në të ardhmen do të konsiderohet si mbrojtëse e klimës, nëse ajo i plotëson disa standarde. Kjo do t’i sjellë lehtësim Parisit përsa i përket kostove të përfshira në tranzicionin energjetik, gjë që, nga ana tjetër, do t’i japë zotit Macron njëfarë lirie në fushatën e tij zgjedhore.

Përballë ai ka dy rivalë nga krahu i djathtë, fitorja e të cilëve nuk do t’i pëlqente askujt në Bruksel: madame Le Pen dhe Eric Zemmour. Dikur kujtonim se në të djathtë të Le Penit ishte vetëm muri. Por tani skajin radikal ajo e ndan me Zemmour-in, një publicist dhe autor, teza e të cilit për një “shkëmbim popullsie” – të krishterëve të bardhë me arabët myslimanë – i ka futur në delir blerësit e librave në Francë. Ekziston rreziku që njëri nga këta dy persona të arrijë në Pallatin Elysee nëpërmjet balotazhit, në rast se kampi ekstremist i krahut të djathtë bie dakord për njërin prej të dyve si kandidatin më premtues.

Pas zjarrit që shkatërroi strukturën e kupolës dhe lavdinë e Katedrales me famë botërore Notre Dame në prill 2019, Macroni u prezantua si president katolik që dëshiron të mbrojë kulturën dhe trashëgiminë e krishterë të Francës. Megjithatë, falë Zotit, ai nuk mund dhe nuk dëshiron të vijojë me qasjen mizantropike të Zemmourit dhe Le Penit. Ai duhet të fitojë mbi qendrën e arsyeshme dhe gjithashtu të bindë njerëzit e së majtës që t’i japin votën në zgjedhje.

Bllokada e Berlinit

Të paktën në nivel evropian, Franca është aktualisht në një pozitë të fortë, jo vetëm për shkak të marrëveshjes bërthamore në Bruksel. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se Angela Merkel, e cila i frenonte idetë e Macronit për Evropën, nuk është më në detyrë. Merkel i frenonte idetë e Macronit për Evropën, edhe pse së jashtmi marrëdhënia mes krerëve të dy shteteve fqinjë dukej harmonike Është e vërtetë që ata të dy e konfirmonin vazhdimisht se sa mirë kuptoheshin për botën e jashtme. Por kjo nuk mund të fshihte faktin se, përtej kësaj simbolike, ata nuk arritën të kishin një axhendë të vërtetë të përbashkët reformash franko-gjermane për Bashkimin Evropian.

Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, nuk duket se do të bëjë dirigjentin në Evropë. Fjalimi i tij i parë iu duk gazetarëve dhe komentuesve aq i zbehtë dhe i ngurtë, saqë ata përdorën termin “sholcomat”. Është e vërtetë që të Gjelbërit dhe Liberalët po e shtyjnë përpara, në mos sa andej-këtej, kancelarin e tyre socialdemokrat. Por zoti Scholz, i kujdesshëm siç është, nuk do të guxojë të dalë nga strofkulla dhe të nxjerrë nga gjumi Evropën e fjetur. Kështu që ka shumë pak gjasa, që Scholz, duke pasur parasysh partnerët e tij të koalicionit, që duan të zhvillojnë më tej Evropën, do të bëjë qëndresë ndaj ideve reformuese që vijnë nga Parisi, apo do t’i sabotojnë ato.

Në këtë vit të zgjedhjeve presidenciale, presidenti i Francës Macron, ka shanset më të mira që të sillet si President jo vetëm i francezëve, por edhe i të gjithë Evropës. Për të mirë të Evropës dhe të Francës, le të shpresojmë që do të parandalohet fitorja e së djathtës radikale.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?