Ekonomi

Studimi/ Zbulohet shuma marramendëse që Gjermania fiton nga të qenurit pjesë e BE-së

Gjermania përfiton të ardhura nga anëtarësimi në Bashkimin Europian si asnjë shtet tjetër. Çdo vit merr nga Brukseli 86 miliardë euro ($ 75 miliard).
Featured image of article: Studimi/ Zbulohet shuma marramendëse që Gjermania fiton nga të qenurit pjesë e BE-së Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Në vitin 2017, Gjermania, e cila ka ekonominë më të mirë të të Evropës, e cila ka kontribuar 19.5 miliardë dollarë në arkat e BE-së. Por sipas një studimi të Bashkimit Evropian, Berlini ka marrë mbrapsht katërfishin e investimeve të tyre.

Sipas studimit të bërë, Gjermania merr çdo vit mbrapsht nga BE plot 75 bilionë paund!

Përfituesit më të mëdhenj rajonalë janë distrikti administrativ i Bavarisë së Epërme dhe i Hamburgut, ndërsa shtetet federale që përfitojnë më së shumti janë Nordrhein-Ëestfalen, Bavaria dhe Baden-Ëürttemberg.

Në bllokun e BE-së, sa më e madhe të jetë ekonomia e vendit, aq më i madh duhet të jetë kontributi financiar që vendi duhet të japë. Megjithatë, përfitimet për secilin anëtar të unionit janë të ndryshme.

Sipas raportit përfituesit më të mëdhenj janë shpesh vende të vogla në qendër të Evropës, që mund të mos jenë edhe  anëtare të BE-së por megjithatë marrin pjesë në tregun e përbashkët. Një rast i ngjashëm është edhe Zvicra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mëgjithatë në jug dhe në lindje të Europës, nuk ndodh e njëjta gjë.

Ndërkohë, marrëdhënia e ardhshme e Britanisë me BE-në është ende e paqartë.
Të dy partitë e opozitës deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të kthejnë Brexit duke e kthyer bashkimin doganor mes vendeve të tjera anëtare në BE si një pengesë të madhe për ekonominë në vend.

Sidoqoftë për përkrahësit e Brexit kjo nuk duhet të ndodhë pasi diçka e tillë do të pengonte Mbretërinë e Bashkuar nga nënshkrimi i marrëveshjeve të pavarura  me pjesën tjetër të botës sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO).

Dje Qeveria konfirmoi pjesëmarrjen e Britanisë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian më 23 maj, vetëm pasi ministrat pranuan se me qeverinë aktuale nuk kishin kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

Marrë dhe përkthyer nga Ekspress.co.uk

(k.m/dosja.al)

Shto Koment