
SHBA- Universiteti i Oxford-it ka publikuar një studim, në të cilin thuhet se personat e infekuar me Covid-19 kanë imunitet që mos të riinfektohen sërish të paktën për 6 muaj.
Në studim kanë marrë pjesë 12,000 punonjës të kujdesit shëndetësor, nga ata që u infektuan me COVID-19, asnjë nuk u ri-infektua brenda kësaj periudhë afatshkurtër.
Sakaq, David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, i cili punoi gjithashtu dhe në studimin ka thënë se ky është një lajm i mirë, por studimet po vijon për të parë nëse imuniteti mund të zgjasë dhe më gjatë.
“Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri. Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë,”-ka thënë David Eyre.
Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në gjithë botën kanë rezultuar pozitiv, mbi 55 milionë njerëz dhe kanë ndërruar jetë 1, 379, 515 pacientë.
(k.a/dosja.al)