
BRUKSEL– Në një studim të ri të porositur nga Parlamenti Evropian, një shumicë prej 58%, deklarojnë se ata kanë përjetuar vështirësi financiare që nga fillimi i krizës.
Mësohet se ky studim është kryer nga fillimi i pandemisë deri në fund të prillit 2020, tregon se qytetarët e BE-së që raportuan probleme financiare u ankuan më së shumti për humbjen e të ardhurave 30 % përqind, papunësinë ose papunësinë e pjesshme prej 23 %, pamundësinë për të paguar qiratë ose detyrimet 14 %, ndërsa 9 % e tyre vlerësuan se kishin probleme me blerjen e ushqimit për një jetë më të mirë.
BE duhet të përmirësohet më shumë për të menaxhuar krizat, siç është rasti i Covid-19.
Një në dhjetë evropianë që përballeshin me probleme financiare gjatë pandemisë thanë që kishin kërkuar ndihmë nga familja ose miqtë, dhe 3 përqind thanë se po përballeshin me falimentime.
Ndërkohë deri në 69 përqind e të anketuarve në studimin e Parlamentit Evropian kërkuan një rol më të fortë për BE-në në zgjidhjen e krizës pandemike COVID-19, me mbështetjen më të madhe për modelin portugez dhe irlandez, dhe më pak për atë çek e suedez.
Gjashtë prej 10 të të anketuarëve besojnë se BE nuk ka treguar solidaritet të mjaftueshëm midis vendeve anëtare gjatë pandemisë, dhe 22 % thonë se janë plotësisht të pakënaqur me solidaritetit e 17 vendeve të BE.
Më të pakënaqurit janë në Itali, Spanjë dhe Greqi, gjithashtu nga ana tjetër shkalla e treguar e solidaritetit evropian mbështetet në masën më të madhe nga irlandezët, holandezët dhe danezët.
3 nga 4 të anketuarit në të gjithë BE thonë se kanë “dëgjuar, parë ose lexuar” për masat që BE po merr në përgjigje të pandemisë COVID-19, dhe një e treta thonë se dinë se cilat janë masat.
Të paktën 52 % e evropianëve, të cilët thonë se dinë për masat e BE, thonë se nuk janë të kënaqur me atë që është bërë deri më tani.
Në mesin e 42 % të atyre që janë të kënaqur me përgjigjen e BE ndaj pandemisë COVID-19, janë kryesisht holandezë, finlandezë dhe danezë, sipas studimit të Parlamentit Evropian.
Banorët e Hungarisë, Bullgarisë, Italisë, Greqisë dhe Spanjës kanë raportuar probleme financiare, ndërsa danezët, holandezët, suedezët, finlandezët dhe austriakët përjetuan më pak problemet gjatë pandemisë, sipas një studimit.
Burimi: europarl
A.C/Dosja.al