Bota

STUDIMI/ Numri i vdekjeve nga Covid-19 në vendet e goditura më shumë është nëntë herë më i lartë sesa nga gripi sezonal

Në ato vende që janë prekur keq, numri i viteve të jetës së humbur nga Covid është midis dy dhe nëntë herë më shumë sesa nga gripi sezonal.
Featured image of article: STUDIMI/ Numri i vdekjeve nga Covid-19 në vendet e goditura më shumë është nëntë herë më i lartë sesa nga gripi sezonal Foto ilustruese

BOTË-Më shumë se 20.5 milion vite jetë mund të jenë humbur nga pandemia e koronavirusit në 81 vende të botës, sipas një studimi të ri.  Ndërkohë që vdekjet nga Covid-19 shpesh krahasohen me mospërfillje me ato nga gripi, i cili vret shumë persona të moshuar dhe të dobët çdo vit, studimi tregon se koronavirusi ka bërë një dëm shumë më të madh.

Në ato vende që janë prekur keq, numri i viteve të jetës së humbur nga Covid është midis dy dhe nëntë herë më shumë sesa nga gripi sezonal.

Vitet e jetës së humbur është ndryshimi midis moshës së një individi të vdekur dhe jetëgjatësisë së tij. Burrat janë më keq se gratë,  vitet e tyre të jetës së humbur ishin 44% më të larta. Edhe pse janë njerëzit e moshuar rrezikojnë më shumë të vdesin, në vendet më të pasura, numri më i madh i viteve të humbura është zbuluar mes personave midis moshave 55 dhe 75.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor:“Lufta me Covid-19 në botë”/ Mbi 110 milionë të infektuar dhe 2 mln të vdekur, Japonia raporton një variant të ri

(k.a/dosja.al)

Shto Koment