BotaKuriozitete

STUDIMI: Numri i vdekjeve nga Covid-19, më i vogël sesa ishte parashikuar, sërish ia kalon gripit sezonal (DETAJE)

Qëllimi i këtij studimi ishte të zbulonte se sa është shifra e vërtetë e rasteve që humbin jetën nga Covid-19, duke marrë në konsideratë të gjithë të infektuarit dhe jo vetëm ata që janë testuar apo që janë të shtruar në spital.
Featured image of article: STUDIMI: Numri i vdekjeve nga Covid-19, më i vogël sesa ishte parashikuar, sërish ia kalon gripit sezonal (DETAJE) Foto ilustruese.

FLORIDA– Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, thuhet se shkalla vdekshmërisë nga koronavirusi është më e ulët se sa ishte raportuar më parë. Por gjithsesi është më vdekjeprurës se gripi sezonal. Ky hulumtim doli në rezultatin se 0.66% e personave që janë të infektuar me koronavirus do të ndërrojnë jetë.

Qëllimi i këtij studimi ishte të zbulonte se sa është shifra e vërtetë e rasteve që humbin jetën nga Covid-19, duke marrë në konsideratë të gjithë të infektuarit dhe jo vetëm ata që janë testuar apo që janë të shtruar në spital.

Për të zbuluar këtë studiusit vëzhguan se sa njerëz të infektuar kishin lëvizur nga Wuhan në vende të tjetra të botës. U zbulua se 7.8% e viktimave ishin të moshës së tretë, dhe se vdekjet tek fëmijët  ishin jashtëzakonisht të rralla. Ndërkohë për grupmoshat më të reja se 40 vjeç, shkalla e vdekjes ishte vetëm 0.16%.

Në studim thuhet se mund të duhen javë të tëra që pacientët të shërohen nga koronavirusi, gjë që vë në dukje mungesat e kujdesit shëndetësor.

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

 

 

Shto Koment