Bota

Studimi nga Universiteti i Oksfordit: Vaksina kundër malaries shërim i mundshëm, rezultoi 77% efektive

Studimi i bërë i ekipit të Universitetit të Oksfordit tregon se një vaksinë e malaries ka provuar të jetë 77% efektive në provat e hershme dhe mund të jetë një përparim i madh kundër sëmundjes. Studiuesit thonë se kjo vaksinë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin publik.
Featured image of article: Studimi nga Universiteti i Oksfordit: Vaksina kundër malaries shërim i mundshëm, rezultoi 77% efektive semundja e malaries

AFRIKA– Një vaksinë e malaries ka provuar të jetë 77% efektive në provat e hershme të bëra nga Universiteti i Oksfordit. Sëmundja e malaries e shkaktuar nga parazitët që transmetohen tek njerëzit përmes pickimeve të mushkonjave, vret më shumë se 400,000 njerëz në vit, kryesisht fëmijë në Afrikën nën-Sahariane, shkruan BBC.

Pavarësisht shumë vaksinave që janë provuar gjatë viteve, kjo është e para që përmbush synimin e kërkuar. Sipas studiuesve kjo vaksinë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin publik.

Provat e para  të vaksinës u kryen në 450 fëmijë në Burkina Faso, e cila rezultoi e sigurt dhe tregoi “efikasitet të nivelit të lartë” mbi 12 muaj ndjekje. Së fundmi provat më të mëdha do të kryhen në të katër vendet afrikane në gati 5,000 fëmijë midis moshës pesë muajsh dhe tre vjeç.

Profesor i vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit Adrian Hill tha se ai besonte se vaksina ishte e para që arriti qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të paktën 75% efikasitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.i/dosja.al)

 

 

Shto Koment