Kuriozitete

STUDIMI: Nëse i afërmi juaj ka Covid-19, janë të pakta shanset ta transmetojë në familje

Në këtë hark kohor 7,262 njerëz kishin Covid-19, por ata e kaluan atë tek 1,809 njerëz të tjerë me të cilët jetuan, një normë transmetimi prej 10.1 përqind, shkruan DailyMail
Featured image of article: STUDIMI: Nëse i afërmi juaj ka Covid-19, janë të pakta shanset ta transmetojë në familje Foto Ilustruese

BOTË- Vetëm një në dhjetë njerëz që kanë Covid-19 ia kalojnë atë dikujt me të cilin jetojnë, ka zbuluar një studim i fundit. Studiuesit amerikanë analizuan të dhënat nga më shumë se 7,000 familje në Boston ku jetonin më shumë se 25,000 njerëz për një periudhë kohore prej 4 marsit deri në 17 maji 2020.

Në këtë hark kohor 7,262 njerëz kishin Covid-19, por ata e kaluan atë tek 1,809 njerëz të tjerë me të cilët jetuan, një normë transmetimi prej 10.1 përqind, shkruan DailyMail

Për shembull, dikush në një shtëpi me tre deri në pesë persona, njëri prej të cilëve ishte i infektuar, ishte 20 përqind më pak i rrezikuar sesa një shtëpi me dy persona.

Rreziku i kapjes së virusit u rrit me 31 përqind nëse një person kishte astmë, 67 përqind për pacientët me kancer dhe 35 përqind nëse një anëtar i familjes ishte i shëndoshë.

Sidoqoftë, gjasat e infektimit janë dyfishuar për njerëzit me sëmundje të mëlçisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Faktorët e pavarur që lidhen në mënyrë të konsiderueshme me rrezik më të lartë të transmetimit përfshinin moshën më të madhe se 18 vjeç dhe probleme të mëdha shoqërore”, shkruajnë studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në studimin e tyre, i cili u botua në revistën “JAMA Open Network”

Përfundimet mbështesin kërkime të tjera të cilat kanë gjetur një shkallë të ulët të sulmit sekondar të virusit në familje. Një përmbledhje e 54 studimeve të botuara gjithashtu në revistën “JAMA Open” në Dhjetor 2020 gjeti shkallën e transmetimit të familjeve prej 16.6 përqind.

Një studim i ri nga ekspertët kanadezë zbuloi se në një qytezë midis 1 korrikut dhe 30 nëntorit  të vitit 2020 norma e infektimit në familje ishte vetëm 19.5 përqind.

(A.k.dosj.al)

Shto Koment