Aktualitet

Studimi në Akademitë Ushtarake jashtë vendit, Xhaçka: Në dispozicion 8 bursa për Turqinë, ja kriteteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Ministra e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka bërë me dije, se janë në dispozicion, 8 bursa, për studentët që duan të zhvillojnë studimet në akademitë jashtë vendit. Ministrja e Mbrojtjes ka njoftuar kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin kandidatët.
Featured image of article: Studimi në Akademitë Ushtarake jashtë vendit, Xhaçka: Në dispozicion 8 bursa për Turqinë, ja kriteteret që duhet të plotësojnë kandidatët Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

TIRANË -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar vijimin e ofrimit të bursave të plota për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit. Në njoftim thuhet se janë 8 kuota të lira në Akademitë e Turqisë.

Më konkretisht janë në dispozicion 4 bursa për Forcën Tokësore, 1 bursë për Forcën Detare, 1 bursë për Forcën Ajrore dhe 2 bursa për Fakultetin e Mjekësisë “Gulhane” Xhaçka bën me dije, se afati për dorëzimin e dokumentacionit është 17 gushti i 2020-ës.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

➢Të ketë shtetësi shqiptare.

➢Të ketë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisëose në raste të veçanta të jetë në vitin e fundit të studimeve parauniversitare.

➢Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.

➢Të jetë në moshë jo më pak se 18vjeçdhe jo më shumë se 20vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik.

➢Të mos jetë i martuar, i fejuar, i ve ose të mos bashkëjetojë.

➢Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

➢Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm nga të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen,të mos ketë tatuazhe ne pjesët e trupit, të mos jetë dystaban, të mos ketë në trup plagë apo shenja djegie, të jetë me flokë dhe të mos ketë sëmundje të lëkurës

.➢Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 për femrat.

➢Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike.

➢Kandidatët qëdo tëaplikojnëpër ndjekjen e studimeve pranëAkademive Ushtarakenë Turqitëplotësojnë kriterin enotësmesataretë shkollës parauniversitarembi 8 (tetë),mesatarja e notave të të gjitha viteve të gjimnazit për lëndët Matematik, Fizik dhe Kimi të jetë mbi 8 (tetë)dhe notat e maturës shtetërore të jenë mbi 8 (tetë).

➢Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit, në rast se:a.Zotërojnë diplomë ushtarake për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë;b.Kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak;c.Kanë qenë kontingjent i Forcave të Armatosura për ndjekjen e studimeve ushtarake brenda dhe jashtë vendit dhe nuk i kanë përfunduar studimet.

➢Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet.

Pak ditë më parë, ministrja Xhaçka, njoftoi hapjen e aplikimeve për Akademinë e Forcave të Armatosura. Ajo ftoi maturantët që ta konsiderojnë edhe Akademinë në mesin e studimeve të ardhshme, duke shtuar se aty do të gjejnë mundësi të shkëlqyera.

Këtu mund të gjeni kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin kadidatët

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment