Bota

Studimi: Lodhja dhe dhimbja e kokës, simptomat më të zakonshme të Covid-19 tek fëmijët

Rezulatet e fundit të ekipit janë bazuar në raportet e simptomave midis 198 fëmijëve që dolën pozitiv me Covid-19, nga pothuajse 16,000 të testuar.
Featured image of article: Studimi: Lodhja dhe dhimbja e kokës, simptomat më të zakonshme të Covid-19 tek fëmijët Foto ilustruese

ANGLI– Shërbimi Shëndetësor Kombëtar(NHS), ka renditur tre simptoma të personave të prekur me Covid-19, për të gjitha moshat si temperatura e lartë, kollë e rendë, e vazhdueshme dhe një humbje ose ndryshim në shqisën e nuhatjes ose shijes, por sipas një studimi simptomat mund të jenë ndryshe te të rriturit dhe fëmijët.

Sipas “Theguardian”, studiuesit kanë përcaktuar, lodhjen, dhimbjen e kokës dhe ethet si simptomat që mund të shfaqen te fëmijët e prekur me Covid-19.

“Ne duhet të fillojmë t’u tregojmë njerëzve se cilat janë simptomat kryesore në mosha të ndryshme.”- ka thënë profesor Tim Spector, nga King’s College London, i cili drejtoi punën.

Rezulatet e fundit të ekipit janë bazuar në raportet e simptomave midis 198 fëmijëve që dolën pozitiv me Covid-19, nga pothuajse 16,000 të testuar.

Një e treta e fëmijëve që rezultuan pozitiv nuk shfaqëm simptoma, ndërsa pjesa tjetër që shfaqën simptoma ato ishin ndryshe nga të rriturit.  Sipas studimit, simptomat e Covid-19 te fëmijët mund të jetë diarre ose të vjella.

Te fëmijët pozitiv, simptomat që shfaqën ishin, 55%  lodhje, ndërsa 54% kishin një dhimbje koke dhe pothuajse gjysma kishin ethe.  Dhimbjet e fytit ishin të pranishme te rreth 38% të fëmijëve me simptoma, ndërsa gati 35% anashkaluan vaktet, 15% kishin një skuqje të lëkurës të pazakontë dhe 13% kishin diarre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa te të rriturit, ekipi ka zbuluar se simptomat më të zakonshme janë lodhja, dhimbja e kokës, një kollë e vazhdueshme, dhimbja e fytit dhe humbja e shqisës së nuhatjes.

Spector, vuri në dukje se nga fëmijët që rezultuan pozitiv dhe kishin simptoma, rreth gjysma nuk kishin asnjë nga tre shenjat kryesore të renditura nga NHS, duke këshilluar prindërit që të jenë të kujdesshëm, pasi virusi mund të shfaqi simptoma të tjera te fëmijët, si  skuqja e pazakontë e lëkurës që ishte një nga simptomat.

“Ajo që ne duam të bëjmë këtu nuk është t’i shtyjmë [fëmijët] të bëjnë teste, por thjesht t’i mbajmë larg shkollës nëse shfaqin symptom. Një në gjashtë fëmijë do të ketë [skuqje] dhe shumë herë do të jetë e vetmja shenjë dhe ju nuk merrni një skuqje qesharake me shumicën e kollitjeve, ftohjeve ose gripit.”- ka thënë ai.

Mjeku Tom Waterfield, i cili nuk ishte i përfshirë në studim tha se zbulimet e reja kishin kontradikta me punën e tij duke treguar se simptoma të tilla si lodhja, dhimbja e kokës ishin të zakonshme tek fëmijët me Covid-19, ndërsa simptoma të tilla si kollitja ishin më të rralla në krahasim me të rriturit.

Burimi: TheGuardian 

K.A/Dosja.al

Shto Koment